Në e-Albania/ Nga 15-25 gusht rihapen regjistrimet për klasat I dhe X

Nga data 15 deri në 25 gusht do të rihapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhejta. Edhe në këtë fazë të dytë procesi do të jetë online përmes portalit e-albania.

Për regjistrimin e nxënësve në klasat e para dhe të dhjeta do të ketë një fazë të dytë.

Nga data 15 deri në 25 gusht përmes portalit e-Albania prindërit do të kenë mundësi të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat që gjenden afër vendbanimit.

Edhe në këtë fazë të dytë procesi do të jetë online.

Pranë shkollave do të ketë stafe të dedikuara që do t`ju vijnë në ndihmë prindërve që mund të hasin vështirësi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një ndër arsyet e rihapjes së regjistrimeve është mbyllja për disa ditë e faqes qeveritare e-Albania gjatë fazës së parë të regjistrimeve në muajin korrik.

Ministria shtyu procesin deri në përfundim të atij muaji por duket se koha nuk ka mjaftuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit deri më tani janë regjistruar 70% e nxënësve në klasat e para dhe 60% në klasat e dhjeta në krahasim me parashikimet e totalit të pritshëm.

Ky është viti i dytë për Tiranën dhe i pari në të gjithë vendin që regjistrimet për klasat e para dhe për klasat e dhjeta bëhen online.