Meta: Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë, bonuset e lindjes janë shumë të ulëta
Në Shqipëri është regjistruar numri më i ulët i lindjeve të paktën në një vit. Gjatë tre muajve kanë ardhur në jetë 5384 foshnje, duke pasqyruar edhe një herë krizën në vend sa i përket plakjes së popullsisë.
Një statistikë e tillë është vlerësura si shqetësuese nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë. Një tjetër tregues negativ për vitin 2022, ku për tre mujorin e dytë regjistrohen 14.8% lindje me pak” shkruan Meta ndërsa denoncon propagandën e qeverisë.
“Për familjet e reja bonuset e lindjes janë shumë të ulta, ndërkohë që korrupsioni, papunësia, pagat e ulta, çmimet e papërballueshme të banesave, cilësia e dobët e edukimit dhe mungesa e perspektivës ja u bën jetesën të papërballueshme” shkruan ne facebook.
Meta premton se Partia e Lirisë do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu.
