U vuri personazheve prostituta emra myslimanësh, Albana Xharra tregon si lindi urrejtja ndaj Selman Rrushdie

Sulmi ndaj shkrimtarit Selman Rrushdie ka tronditur botën mbi mënyrën brutale dhe arsyen që mund të ketë ndodhur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në një intervistë për RTV Ora gazetarja e njohur Arbana Xharra deklaroi se pritej një sulm i mundshëm i tij për shkak të librit të tij "Vargje satanike".

"Ky shkrimtar është parë si një antiislamist, i akuzuar për blasfemi. Thuhet se është kërkuar dhe koka e tij kur qeveria e Iranit vlerësoi vrasjen e tij në 2-3 milion dollarë.

 Në një vepër të tijën ai ka përdorur emra myslimanë, të marrë nga Kurani, që të emërojë prostituta në vargjet e shkrimet e tij.

Kjo është arsyeja se pse ka patur një frymë anti tij prej kohësh," tha ajo.

Në fund ajo vuri në dukje se pati një mungesë të sigurisë dhe masave për të mbrojtur shkrimtarin, i cili për shkak të kërcënimeve u largua nga vendi i tij dhe u zhvendos në SHBA, ku dhe u sulmua.