Një këlysh ariu që hëngri “mjaltë të çmendur” halucinogjen u shpëtua nga rojet e parkut (Video)

Një këlysh ariu kafe është shpëtuar nga rojet në një park kombëtar në Turqi, pasi konsumoi një halucinogjen.

Mjalti i çmendur, ose deli bal në turqisht, është një lloj mjalti rododendron.

Pamjet tregojnë ariun që duket i trullosur dhe i lëkundur para se të merret në vete.

Ministria turke e bujqësisë dhe pylltarisë njoftoi të premten se këlyshi kishte marrë emrin "Balkız". “Gjendja shëndetësore e Balkız është e mirë, ne do ta lëmë atë në hapësirën e saj të jetesës sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi ministria në Twitter.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)