"Shpresojmë që ai të vdesë", Agjenci e Iranit editorial për Salman Ruzhdie
Në mungesë të reagimeve zyrtare nga autoritetet iraniane, agjencia Fars publikon një editorial për plagosjen e Salman Rushdie, duke shpresuar se ai do të "vdes".
“Edhe nëse deri më tani nuk ka asnjë lajm për vdekjen e tij – thuhet në koment – shpresojmë se ai do të vdesë dhe me vdekjen e këtij autori satanik zemra e plagosur e muslimanëve mund të shërohet pas gjithë këtyre viteve”.
Sulmi ndodhi rreth orës 10:45 me orën lokale të 12 gushtit, pak pasi Rushdie kishte dalë në skenën e Institucionit Chautauqua, njëqind kilometra larg Buffalos për të mbajtur një konferencë.
Hadi Matar, i cili sipas dëshmitarëve ishte i veshur me maskë të zezë, u ngrit nga publiku, u hodh në skenë dhe u vërsul mbi shkrimtarin duke e goditur "në qafë dhe të paktën një herë në bark", thotë policia.
