Ukraina i bën thirrje OKB-së dhe Kryqit të Kuq që të dërgojnë përfaqësues në kampet ruse të të burgosurve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2022, 16:24
Agjencitë e sigurisë të Ukrainës lëshuan një deklaratë të përbashkët të premten duke bërë thirrje që Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të dërgojnë përfaqësues në vendet ku Rusia mban të burgosurit ukrainas.
Kërkesa vjen pas akuzave të mëparshme nga Kievi se forcat e Moskës kanë torturuar dhe ekzekutuar të burgosur, duke përfshirë organizimin e një shpërthimi në një kamp të robërve ukrainas në Olenivka.
Moska pretendon se Ukraina bombardoi objektin, duke vrarë mbi 50 të burgosur.
