Kupa e Botës 2022, FIFA ndryshon datën e fillimit për të plotësuar “tekat” e Katarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2022, 11:54
FIFA ndryshon datën e fillimit të Kupës së Botës 2022 për të plotësuar dëshirën e Katarit që synon të luajë ndeshjen hapëse të evenimentit që do të zhvillohet në vendin e Lindjes së Mesme.
Në këtë mënyrë, Kupa e Botës nuk do të nisë në 21 nëntor me ndeshjen Senegal-Holandë por në 20 nëntor me duelin Katar-Ekuador.
Ndeshja do të startojë në orën 20.00 me orën qëndrore europiane dhe ndryshimi i datës së startit nuk do të ndryshojë asnjë presje në pjesën tjetër të kanendarit, datave dhe orareve.
Vendimi do të miratohet nga Byroja e këshillit të FIFA-s por kjo është një pjesë burokratike pas çdo gjë është vendosur dhe do të marrë miratimin e presidentit Gianni Infantino.
