VIDEO/ E rëndë, i riu bie pa ndjenja pasi u godit në fyt nga demi, e shpëton mjeku spektator
Një i ri është shpëtuar për fat nga goditjet fatale që mori gjatë ndeshjes me dema në Spanjë.
Në video tregohet momenti i tmerrshëm kur i riu spanjoll plagoset rëndë gjatë një festival vjetor, pasi u godit në qafë dhe sulmua egërsisht nga demi.
37-vjeçari, Jose Ramon Bronte Les, pati gjakderdhje dhe u duk sikur humbi jetën në vend pasi ra në gjunjë i gjakosur dhe i pafuqishëm për të vrapuar.
Vetëm pasi kafsha ndaloi sulmin për pak, ai u transportua në një vend të sigurt.
I riu u shpëtua nga një kirurg kardiovaskular italian, i cili ishte me pushime dhe rastisi të ishte mes spektatorëve që po ndiqnin ngjarjen.
Mjeku kreu operacionin urgjent në vendngjarje dhe ishte në gjendje të frenonte hemorragjinë përpara se i plagosuri të dërgohej me urgjencë në spital.
Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, në qytetin Arguedas, në veri të Spanjës, raporton DailyMail.
