I vodhi me dhunë varësen një gruaje në Golem, policia e sjell zbathur 30-vjeçarin në komisariat
Një 30-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt një shtetaseje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, rreth orës 13:30, se në Golem një person i kishte vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Grab", për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta brenda pak minutave u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M, banues në Kavajë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë".
Ky shtetas, mesditën e sotme në Golem, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje dhe më pas është larguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

