“Albin Kurti nuk është fashist”, Berisha komenton deklaratën e Richard Grinnell

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli rreth deklaratës që politikani amerikan Richard Grinnell ka bërë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ku e ka cilësuar si fashist.

Berisha u shpreh se Kurti nuk është fashist, por që pohoi që mes Grinnell dhe Kurtit ka probleme.

Gjatë bashkëbisedimt të përjavshëm me gazetarët 

Sali Berisha: Ka një problem midis Albin Kurtit dhe Richard Grinnell është i njohur nuk është I ri. Albin Kurti nuk është fashist është kryeministri i Kosovës legjitim. Kam mbështetur qëndrimin e tij siçe dini. Në qoftë se Edi Rama është sjell si vassal i Vuçiç në konfrontimin e fuinsit unë jam rrjeshtuar plotësisht në krahun e qeverisë së Kosovës. Dhe komuniteti ndërkombëtar atë qëndrim mbajti. Nuk ka asnjë ndryshim që në Partinë Republikane, Richard Grinnell është, njeri në dijeninë time i lidhur me presidentin Tramp.