Berisha: Meta opozitar i vërtetë, do bashkërendoj çdo veprim me të kundër Ramës

A është ulur Sali Berisha me Metën për të koordinuar aksionin opozitar kundër qeverisë Rama?

Nuk jemi ulur, por opozitari i vërtetë e ka të drejtë që aferat e djegësave nuk mund ti falë kurrë dhe Meta është opozitar i vërtetë”

Berisha garantoi se do të bashkërendojë çdo veprim me Metën, partinë e tij, shoqërinë civile.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Nëse nuk bëjmë përgjegjës për vjedhjen e 420 milionë dhe lëvrimin e parave edhe pse janë në ndjekje. Armik i shqiptarëve, hajdut i tmerrshëm dhe tek djegësat je kapur me vjedhje në dorë e do të përgjigjesh para shqiptarëve, bllokoje sa të duash SKRAPIN e partisë" - (Shënim redaksional: Berisha e quan SPAK si skrap i partisë) - tha Berisha sot në konferencë për median. 

Berisha tha se ka ndryshuar qëndrimi dhe se ndryshe nga koha kur PD drejtohej nga Basha, tani kjo parti do të mbështesë të gjitha protestat e shoqërisë civile, studentore apo çdo protestë tjetër kundër qeverisë Rama. 

A po bën përpjekje për bashkimin e grupit parlamentar dhe nëse nuk bëhet a shikon mundësinë për krijimin e një grupi të ri parlamentar?

Sali Berisha: Jo, nuk po shihet asnjë mundësi për grupin e ri parlamentar. Shpresoj se grupi I ri parlamentar nis i bashkuar punën në shtator"