Digjen studiot e Cinecitta, zjarri shkakton dëm të parikuperueshëm

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë studiot kinematografike të qytetit të kinemasë, Cinecitta në Romë, duke shkaktuar një dëm të parikuperueshëm.

Zjarri i menjëhershëm përhapur në disa vatra të vogla, për mbi dy orë rresht çoi në shkrumbimin e studiove ku u xhirua filmi "Firenze në '400", e ku u rindërtua qyteti Assisi e u xhiruan skena të filmit televiziv serial "Francesco" (shënjtori i Assisit).

Për disa orë rresht deri në orët e vona të natës së shkuar skuadrat e zjarrfikësve e forcat e rendit punuan për shuarjen e flakëve e për të limituar përhapjen e tyre që mund të përkeqësonin situatën duke përfshirë dhe studio të tjera kinematorafke dhe ato televizive si "Big Brother".

Impresionuese janë imazhet e shpërndara mëngjesin e sotëm e xhiruar me dron nga reparti i zjarrfikësve, Nga studion nën flakë nuk ka mbetur më asgjë.

Ndaj ç’ke ka ndodhur ka nisur një proces hetimor për të identifikuar nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo kanë qenë temperaturat e larta që kanë provokuar këtë event të rëndë.

Cinecitta, është qyteti i kinemasë italiane, dhe një qytet brenda kryeqytetit Romë. 

Brenda hapësirë së saj prej mbi 400 mijë metra katrorë, gjen ndërtesa të çdo epoke, vendbanime antike, rrugë, sheshe, monumente historike, pallate, shtëpi, harqe, obeliskë, stadiume, skulptura gjigande, personazhe mitologjike, objekte arkeologjike, materiale militare, simbole qytetërimi, kulte fetare, anije luftarake, male me akull, madje dhe një pishinë natyrore që shndërrohet në "oqean".

Në qytetin e Kinemasë Italiane, Cinecittà, ndodhen studiot më të mëdha kinematografike të Evropës, e produksioni më i madh i kinemasë botërore pas Hollywood.

21 teatër skene, 71 ndërtesa, 400 dhoma aktorësh, e dhoma truku, magazina, salla, kostume, skenografi, efekte vizive, sheshe xhirimi të përhershme e të përkohshme, 676 pemë, një mega pishinë natyrore që mund të mbaj mbi 13 mijë metra kub ujë, një ekip profesionistësh produksioni e post produksioni, i kanë dhënë jetë deri më sot mbi 3000 filma të realizuar, 90 kanditura Oscar e 47 statuja Oscar të fituar për filma të xhiruar në këtë qytet.

Digjen studiot e Cinecitta, zjarri shkakton dëm të