Pakistan/ Shkuan për të ndihmuar banorët e përmbytur, zhduket helikopteri me 6 persona në bord, mes tyre dhe gjenerali i ushtrisë

Një helikopter ushtarak pakistanez me gjashtë persona në bord, duke përfshirë një gjeneral të ushtrisë, është zhdukur të hënën.

Helikopteri i aviacionit ushtarak po merrte pjesë në një operacion për përmbytjet në jugperëndim të Pakistanit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Një helikopter i aviacionit të ushtrisë pakistaneze, i cili ishte në operacion për ndihmën ndaj përmbytjeve në Lasbela, Balochistan, humbi kontaktin" me kontrollin e trafikut ajror, tha ushtria në një deklaratë.

Ai tha se në bord ishte dhe "Komandanti i 12 i Korpusit që po mbikëqyrte operacionet e ndihmës nga përmbytjet në Balochistan", duke iu referuar zyrtarit të lartë të ushtrisë në rajon.

Në deklaratë nuk jepen detaje se çfarë mund të ketë ndodhur me helikopterin.

Përveç komandantit të Korpusit, ishin dhe gjenerallejtënant Sarfraz Ali, drejtori i Përgjithshëm i Rojës Bregdetare të Pakistanit, brigadieri Amjad Hanif Satti dhe dy majorë ishin gjithashtu në bord, tha një zyrtar i inteligjencës për agjencinë e lajmeve Reuters.

Helikopteri nuk ishte parë që kur filloi operacioni i shpëtimit, tha zyrtari i policisë Pervez Umrani.

Pasi moti i keq ndaloi kërkimin, ekuipazhet u vendosën të rifillonin të martën në mëngjes, shtoi ai.

Ushtria është përfshirë në përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës pasi shirat e musonit mbi normalen dhe përmbytjet vdekjeprurëse goditën Pakistanin, duke vrarë qindra njerëz dhe duke shkaktuar kërdi në provincën jugore të Balochistanit.       

 Pakistan/ Shkuan për të ndihmuar banorët e përmbytur,