Gropa misterioze në Kili, autoritetet nisin hetimin (Video)

Një gropë misterioze me diametër 25 metër u hap gjatë fundjavës në një zonë minerare në veri të Kilit.

Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit, Sernageomin, ka nisur hetimet lidhur me rastin në fjalë, ku ka dërguar personel të specializuar në zonë, e cila është rreth 665 km në veri të kryeqytetit, Santiago.

Autoritetet kiliane bënë me dije se gropa është e thellë rreth 200 metër. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë material të zbuluar.

Autoritetet në vend dyshojnë se gropa ëhstë hapur nga aktiviteti minerar I një miniere bakri që operonte në këtë zonë.

Pamjet me dron tregojnë një vrimë të madhe në tokë.