Angazhimi Qytetar, partia e re e Luigi di Maio
Më pak se dy muaj nga zgjedhjet e parakohshme në Itali, fushata elektorale shfaqet çdo ditë e më e nxehtë.
Forcat politike u mbetet më pak se dy javë e brenda datës 14 gusht duhet të depozitojnë simbolet e tyre e brenda datës 21 gusht listën e kandidatëve për garën e 25 shtatorit.
E në këtë klimë të nxehtë elektorale një pati e re është rreshtuar në panoramën politike italiane.
Ruhet Partia "Angazhimi Qytetar" (Impenj Civico) e sapo është krijuar me inicitivën e ministrit të jashtëm të qeverisë Draghi, Luigi Di Maio, një nga ish-eksponentët kryesor të Lëvizjes 5 Yje që pak javë më parë deklaroi daljen nga kjo parti për shkak të papajtueshmërisë së linjës politike me kreun e saj Giuseppe Conte.
"Kjo është Partia Reformuese, me këndvështrim ndaj inovacionit, të rinjvë, problematikave sociale, e nuk kërkon të dialogojë me ata që politikën e bazojnë tek JO-ja".
"Partia jonë është një lëvizje që kujdeset për Italinë, për të gjithë Italinë, nga ato më shtresat më të ndjeshme tek ato më të komplikuara", është shprehur lideri i saj Luigi Di Maio, e kryediplomat ende në detyre i qeverisë Draghi.
"Angazhimi Qytetar" ka një strategji të qartë politike në votën e 25 shtatorit, të mund ato forcat politike që shkaktuan krizën qeveritare, të mund Lëvizjen 5 Yje e të djathtën italiane.
"Fitorja e ekstremistëve do të thotë izolim ndaj Europës", u shpreh Di Maio, gjatë prezantimit të Partisë së re e cila ka si simbol një bletë të stilizuar mbi një sfond të portokalltë.
Sipas kreut të saj, qëllimi i "Angazhimit Qytetar" është bashkimi e programi i një qëverie të njëtë me atë të Mario Draghi.
"Ekstremistët t'i lëmë mes grindjeve, vetove e ironive të tyre. Synimi ynë është bashkimi e jo ndarja, u shpreh Di Maio, e përballë prioriteteve të vendit, kërkojmë bashkimin e jo përçarjen."
Partia "Impenjo Civico" ka si themelues dhe nënsekretarin e shtetit në ekzekutivin italian, Bruno Tabacchi, lider historik i Partisë "Qëndra Demokratike".

