Burri vret nusen tre ditë pas dasme
Thomas Nutt, 45 vjeç, akuzohet për vrasjen e Dawn Walker, 52 vjeç, pasi trupi i saj u gjet vetëm katër ditë pas martesës së tyre.
Trupi i saj u gjet i futur në një valixhe ë pjesën e pasme të shtëpisë.
Nutt thirri policinë më 31 tetor të vitit të kaluar për t'i thënë se gruaja e tij ishte zhdukur, tha prokurori Alistair MacDonald QC në gjykatën Bradford Crown.
Nutt e kishte vrarë atë ditë më parë në shtëpinë e tij në Halifax aty pranë, duke e goditur në kokë dhe duke e mbytur.
Një avokat lokal tha se Nutt kishte pranuar se kishte vrarë Dawn dhe do tw dorëzohej.
Pasi mbërriti në komisariat Nutt pohoi se kishte vrarë gruan e tij kur u kthyen nga muaji i mjaltit dyditor në Skegness, Lincs.
Nutt pohoi: "Ajo filloi të bërtiste, dhe unë e godita në fytyrë dhe ia vura krahun rreth qafës"./The Sun/
