Vazhdon trendi: Protestuesit e klimës ngjisin duart kryeveprën e Botticellit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2022, 16:18
Protestuesit e klimës u tërhoqën zvarrë pasi u përpoqën të ngjitnin duart në kryeveprën “Primavera” të Botticelli-t.
Aktivistët kishin një dorë me ngjitës mbi pikturën e famshme kur ata u tërhoqën nga stafi në Galerinë Uffizi në Itali.
Fatmirëisht piktura nuk u dëmtua sepse ka një shtresë mbrojtëse prej xhami çka parandaloi dëmtimin e veprës së artit.
Ndërkohë, ky është rasti i disatë që aktivistë të tillë mundohen të dëmtojnë piktura të njohura, në shenjë protestë për klimën.
