Jahti përplaset me varkën, humb jetën një person, plagosen 4 të tjerë. Një grua rezulton e zhdukur
Një incident i rëndë ka ndodhur në detin Argentario, në shtrirjen e detit midis ishullit Giglio dhe Porto Ercole, ku një jaht dhe një varkë u përplasën me njëra-tjetrën.
Mediat italiane, bëjnë me dije se si pasojë një person ka humbur jetën, një grua është zhdukur dhe katër persona të tjerë janë plagosur.
Ende nuk është sqaruar dinamika e aksidentit, i cili sipas ekipeve të shpëtimit ka qenë shumë i rëndë.
Në bazë të hipotezave të para duket se një jaht, në të cilin udhëtonin dy persona, përfundoi në varkë me vela me katër persona në bord, duke e ndarë praktikisht në dysh.
Si pasojë varka është fundosur.
Tre persona të gjithë me origjinë nga Roma, dy gra (61 dhe 59 vjeç) dhe një burrë 60 vjeç u transportuan në spitalin Orbetello ndërkohë dhe një 60-vjeçar gjithashtu nga Roma u transportua me helikopter, pasi ishte në gjendje të rëndë.
