Pamje të rënda! Përgjaket i riu në mes të qytetit, 17-vjeçari goditet barbarisht me shkelma në kokë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Piazza Duca d'Aosta përballë Stacionit Qendror të Milanos, ku një djalë rrihet brutalisht në mes të qytetit.
Në një video e cila është bërë virale në mediat e huaja, shihet momenti kur një burrë godet 17-vjeçarin afrikan, i cili po ecte gjysmë i zhveshur dhe këmbë zbathur.
Siç shihet burri e godet me shkelm dhe i riu bie menjëherë në tokë. Ky i fundit në pamundësi për t’u ngritur, u dhunuar me shkelma barbarisht nga burri.
Ai shihet teksa godet me shkelm të riun disa herë në kokë, ndërkohë që i hedh dhe një shishe birre në kokë.
Në këtë moment ka ndërhyrë një vajzë duke bërtitur, ndërkohë burri që dhunoi rë riun është larguar.
Policia ka ndërhyrë rreth orës 20.30 pas njoftimit të patrullave të Ushtrisë që ruanin oborrin e hekurudhës. Djali fatmirësisht arriti të shpëtoi dhe pse mori lëndime të shumta në kokë. Ai aktualisht ndodhet në spital.
Incidenti sipas asaj që konstaton policia mësohet të ketë ndodhur për shkak të një vjedhje që kishet bërë i riu.

