Piu ujë për të treguar se është i pastër, politikani përfundon në spital

Një politikan indian u dërgua në spital pasi piu ujë nga një lum “i shenjtë” në përpjekje për të treguar se ishte i pastër dhe i sigurt.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Bhagëant Mann, kryeministri i rajonit të Punjabit, u filmua duke pirë një gotë të tërë me ujë nga Kali Bein, një përrua që konsiderohet e shenjtë për Sikët.

Sipas asaj që raportohet Mann po përpiqej të demonstronte efektivitetin e një projekti 22-vjeçar për pastrimin e lumit.

Ndërsa ishte atje ai njoftoi një projekt më të gjerë për të pastruar lumenjtë dhe kullimet në mbarë vendin. Ai ka pirë nga uji, por mesa duket uji nuk ka qenë i pastër për t’u pirë, gjë e cila ka bërë që zyrtari i lartë të përfundonte në spital.