Marrëveshja e grurit në rrezik. Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, Kievi nuk tërhiqet nga projekti i drithërave
Ukraina nuk gjen qetësi. Autoritetet ushtarake raportuan të dielën për bombardime ruse në veri, jug dhe lindje, përfshirë edhe portin e Odesës, I cili është goditur nga 2 raketa Kalibri, ndërsa 2 të tjera u rrëzuan nga mbrotja ajrore ukrainase.
Kjo ka bërë që të vihet në dikutim marrëveshja për eksportin e grurit, product I cili do të kalonte përmes portit të goditur dhe atyre në Detin e Zi. Vetë presidenti Zelensky e ka cilësuar sulmin në Odesë një barbarizëm dhe se e cënon marrëveshjen e 22 korrikut, të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombeve të Bashkuara. megjithatë Moska e mohon një sulm të tillë dhe garanton se do ketë një kalim të sigurtë brenda dhe jashtë porteve.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Stamboll pritet që të rinisin eksportet nga tre porte të Detit të Zi dhe të kthehen në nivelet e para luftës, me tregtimin e rreth 5 milionë tone drithërave në muaj.
Tashmë forcat ukrainase po lëvizin gradualisht në rajonin lindor të Khersonit, i cili u pushtua nga Rusia në fillim të luftës. Gjatë se dielës komanda e forcave ajrore të Ukrainës deklaroi se ka rrëzuar tre raketa lundrimi Kalibri të lëshuara nga forcat ruse nga Deti i Zi dhe që synonin rajonin perëndimor të Khmelnytskiy.
