OBSH-ja shpall linë e majmunëve emergjencë globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencën globale për linë e majmuneve. Sipas agjencisë alarmi më i lartë synon të ndalë përhapjen e virusit ndërsa shumica e rasteve është zbuluar në Europë.

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Klasifikimi është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën. Agjencia nuk deklaroi pandemi, por përdori termin e njëjtë për të përshkruar COVID-19 në Mars të 2020-s qe pasoi me mbi dy vite izolim botëror. 

Më shumë se 16 mije raste janë raportuar  deri tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus. Vetëm ne Britani janë zbuluar mbi 2 mijë raste. Sipas Tedros  përhapja është e nivelit te larte në mbarë botën ndaj dhe situata është me të vërtetë një shqetësim ndërkombëtar. Ende nuk dihen mënyrat e reja të transmetimit që kanë sjellë këtë valë shpërthimi. Në bazë te vlerësimit te OBSH  rreziku i lisë së majmunëve është i moderuar, me përjashtim të rajonit evropian, ku rreziku është e lartë.

 Dr Tedros tha se shpallja e emergjencës globale do të ndihmojë në përshpejtimin e zhvillimit të vaksinave dhe zbatimin e masave për të kufizuar përhapjen e virusit. OBSH po lëshon gjithashtu rekomandime të  posaçme ndaj qeverive për të mbrojtur ata që janë më në rrezik. Rastet me te shumta jane në mesin e burrave që kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra, veçanërisht ata me partnerë të shumtë. Vendet duhet të miratojnë masa që mbrojnë shëndetin, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e tyre, deklaroi shefi i OBSH-se.

Zyrtarët shëndetësore tashmë po rekomandojnë që ndaj homoseksualëve dhe biseksualëve, si dhe disa punonjësve të kujdesit shëndetësor duhet tu ofrohet një vaksine. Simptomat fillestare zakonisht përfshijnë temperaturë të lartë, ënjtje të nyjeve limfatike dhe flluska, skuqje ose pulla të ngjashme me linë e dhenve - shpesh në gojë ose në organet gjenitale. Lija e majmunëve u zbulua për herë të parë në Afrikën Qendrore në vitet 1950.