Bie alarmi!! Parisi pushtohet nga minjtë, vullnetarët në aksion për t'i "shfarosur"
Edhe pse një nga destinacionet turistike më të preferuara në botë, Parisi është pushtuar sërish nga minjtë.
Nuk është ende e qartë nëse kjo ka ndodhur për shkak të urgjencës së nxehtësisë apo nga papastërtitë në qytet.
Fakti mbetet se kryeqyteti francez është tashmë në dhjetëshen e metropoleve më të dominuara nga brejtësit në botë. Numrat dolën pas një polemike të ngritur nga një këshilltare bashkiake e partisë për të drejtat e kafshëve, Doucka Markoviç.
Situata ka ngjallur komente të shumta nga banorët e kryeqytetit. Popullsia është e tërbuar dhe ka vënë në shënjestër kryebashkiakun Anne Hidalgo.

Në rrjetet sociale gjithnjë e më shumë përdorues po shpërndajnë foto të koshave të rrethuar me mbeturina.
Nga ana e tij, nënkryetari Emmanuel Grégoire iu përgjigj deklaratave të këshilltarit për të drejtat e kafshëve Markoviç duke thënë se ato deklarata "janë shprehje e ideve të tij dhe në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë bashkinë e Parisit".
Për të kujtuar rrezikun e brejtësve që bredhin në qytet, madje edhe në Akademinë Kombëtare të Mjekësisë:
“Parisi, ashtu si Marseja, tani është ndër qytetet më të infektuara në botë, tha ai në një shënim, leptospiroza është një sëmundje që mund të përhapet në kontakt me jashtëqitjet e miut".
Me thasë me akull të thatë dhe rrjeta metalike, banorët e qarkut 17, një nga më të pushtuarit nga brejtësit, dolën në rrugë për të asgjësuar minjtë.