Kina më problematike se Rusia, inteligjenca gjermane: Mund të bëhet kundërshtarja kyçe në të ardhmen

Për intelegjencën gjermane, në të ardhmen Kina mund të kthehet në një problem më të madh e më të rrezikshëm për vendin se sa Rusia.

Agjencia gjermane e inteligjencës ka thënë se në të ardhmen, Kina mund t’i shkaktojë më shumë probleme Gjermanisë se sa Rusia, sidomos sa u përket sulmeve kibernetike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në një intervistë për radion SER, presidenti i agjencisë së njohur si Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang, ka thënë se në periudhë afatgjatë, Kina dëshiron të bëhet fuqi lidere në aspekte të ndryshme, jo vetëm në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë, por edhe atë politike.

“Në periudhë afatgjatë, Kina mund të bëhet kundërshtarja kryesore”, ka deklaruar ai.

Ndërsa i pyetur si është duke u përgatitur agjencia që ai udhëheq për një kërcënim të mundshëm, Haldenëang se “kudo ku ka zjarr, aty shkon brigada e zjarrit”.

Në mënyrë që të luftojë me sukses hakerët e rinj, agjencia ka rekrutuar së fundi të rinj që nuk kanë profilin e punëtorëve të zakonshëm.

Ata janë të rinj që konsumojnë disa litra cola dhe që nuk punojnë sipas orareve të zyrave.

Kur është pyetur sesi arrin agjencia të rekrutojë stafin, pavarësisht mungesës universale të specialistëve të teknologjisë informative, ai ka thënë se në agjencinë që udhëheq ai, njerëzit kanë mundësi që të mbrojnë demokracinë.

Sipas tij, disa detyra janë më interesante sesa biznesi pasi puna përfshin garë me hakerët rusë dhe ata kinezë