Groenlanda nën efektet e ndryshimeve klimatike: Ajsbergët humbasin 6 miliardë tonë ujë në ditë
Ajsbergët në Groenlandën veriperëndimore humbasin 6 miliardë tonë ujë në ditë, mjaftueshëm për të mbushur 7.2 milionë pishina me përmasa olimpike.
Kjo është ajo që del si rezultat nga Qendra Kombëtare e SHBA për të Dhënat e Borës dhe Akullit (NSIDC).
Transmetuesi vuri në dukje se temperaturat në Groenlandë mbeten përreth 15.5 gradë, përafërsisht 5 gradë më lart se normalja për këtë periudhë të vitit.
Në veçanti, vala e të nxehtit midis 15 dhe 17 korrikut e përshpejtoi procesin. Shkencëtarët kanë frikë nga një përsëritje e shkrirjes rekord të vitit 2019, kur 532 miliardë ton akull përfunduan në det.
“Shkrirja e kësaj jave të fundit nuk është normale, po të kemi parasysh mesataret klimatike për 30-40 vjet”, komentoi Ted Scambos, studiues i NSIDC në Universitetin e Kolorados.
Shkencëtarët kanë frikë se mund të përsëritet shpërbërja rekord e 2019, kur 532 miliardë ton nga akulli përfunduan në det.
Shkrirja e shtresës së akullit atë vit çoi në një lartësi të përhershme globalisht të detit në 1.5 mm. Nëse sasia e akullit të pranishëm në Grenlandë do të shkrihej plotësisht, nivelet e ujit në mbarë botën do të rriteshin 7.5 metra.
Aktualisht Arktikun po nxehet dy herë më shpejt se çdo pjesë tjetër e tokës dhe akulli i detit është në rënie mbi 10% çdo 10 vite.
