Presidenti bjellorus: Rusia, Ukraina dhe Perëndimi të bien dakord, të shmangin "humnerën e luftës bërthamore"

Presidenti bjellorus: Rusia, Ukraina dhe Perëndimi të bien dakord,
Momenti kur raketa ruse godet Mykolaiv, në Ukrainë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se Rusia, Ukraina dhe Perëndimi duhet të bien dakord për të ndaluar luftën në mënyrë që të shmangin "humnerën e luftës bërthamore" dhe këmbënguli që Ukraina të pranojë kërkesat e Rusisë.

“Ne duhet të ndalemi, të arrijmë një marrëveshje, t'i japim fund kësaj rrëmujë, operacioni dhe lufte në Ukrainë”, tha Lukashenko, aleati kryesor i presidentit rus Vladimir Putin , për AFP në një intervistë ekskluzive në Minsk të enjten.

"Le të ndalemi dhe pastaj do të kuptojmë se si të vazhdojmë të jetojmë," shtoi ai.

Presidenti bjellorus: Rusia, Ukraina dhe Perëndimi të bien dakord,

“Nuk ka nevojë të shkohet më tej. Më tej qëndron humnera e luftës bërthamore. Nuk ka nevojë të shkojmë atje”, tha ai, duke folur në ditën e 148-të të ofensivës së Moskës në Ukrainë.

Lukashenko ka akuzuar Perëndimin se po kërkon një konflikt me Rusinë dhe se po provokon luftën në Ukrainë.

“Ju e keni nxitur luftën dhe po e vazhdoni”, tha ai, duke vazhduar, “Ne i kemi parë arsyet e kësaj lufte”.

“Nëse Rusia nuk do të kishte kaluar përpara jush, anëtarë të NATO-s, ju do të organizoheshit dhe do të kishit dhënë një goditje kundër saj”, tha ai, duke i bërë jehonë Putinit. “Ai sapo ka kaluar pak para jush”, shtoi Lukashenko.

Që nga pushtimi, Bjellorusia ka shërbyer si një terren për fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, por Lukashenko deri më tani ka shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë në konflikt.