Marrëveshje paqeje me Kievin?! Ish-presidenti rus: Moska do t'i arrijë të gjitha qëllimet e saj në Ukrainë

Ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev, i konsideruar dikur i njohur si reformator i ashpër në Rusi, ka thënë se Rusia do të arrijë të gjitha qëllimet në Ukrainë dhe më pas do të vendosë kushtet për një marrëveshje të mundshme paqeje me Kievin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Rusia do të arrijë të gjitha qëllimet e saj. Do të ketë paqe, sipas kushteve tona”, tha Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në një postim në Telegram.