Kush do jetë kryeministër i britanisë? Ish-kancelari Rishi Sunak kryeson, katër kandidatë në garë

Britanikët do të kenë një kryeministër të ri në javët në vijim. Për shkak të një krize të brendshme te konservatorët Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen. Deri më tani, sipas medieve britanike, më i pëlqyeri brenda konservatorëve është ish-kancelari Sunak.

Dalja nga Bashkimi Evropian dhe lufta në Ukrainë janë dy nga temat e mprehta të politikës ndërkombëtare me të cilat përballet Britania e Madhe, tema të cilat do t’i trashëgojë edhe kryeministri që pason Boris Johnsonin.

Për shkak të një krize të brendshme politike, kryeministri Johnson po largohet nga pozicioni i tij ndërsa është hapur gara se kush do ta zëvendësojë. Deri më tani është në krye të garës ish-kancelari Rishi Sunak.

Të hënën qeveria e tij do të fitonte një votëbesim në Parlamentin britanik, që do të thotë se konservatorët janë në pushtet me në krye Johnsonin derisa të vijë lideri i ri.

Vetë kryeministri foli për “shtetin e thellë” apo siç përdoret shpesh tashmë “Deep State”. Johnson tha se mund të ketë kthim në Bashkimin Evropian nga shteti i thellë britanik.

Sa i përket zgjedhjeve brenda konservatorëve për të kryesuar qeverinë britanike, deri më tani ish-kancelari Rishi Sunak, i cili mori 115 vota në raundin e fundit dhe i nevojiten vetëm pesë vota të tjera për të siguruar vendin e tij si një nga dy kandidatët në balotazh.

Nga tre kandidatët e tjerë që konkurrojnë për vendin e dytë, ministrja e Tregtisë me 82 vota është pak përpara Sekretares së Jashtme Liz Truss me 71 vota dhe ministres Kemi Badenoch me 58 vota.

Dy raundet e tjera të votimit do të zhvillohen në ditët në vijim për të përcaktuar dy kandidatët përfundimtarë. Sondazhet e brendshme, sipas medieve britanike sugjerojnë se Sunak është i vetmi nga kandidatët që do të zvogëlonte menjëherë epërsinë e laburistëve dhe se ka më shumë gjasa për të fituar zgjedhjet e përgjithshme.