“Allahu n’Xhenet vllau jem” Fero reagon për humbjen e miqve, ndan foto me Martinajn dhe Vatën
Vdekja e Brilant Martinaj, i cili u ekzekutua pasditen e djeshme(17 Korrik) tek mbikalimi i Fushë-Krujës, ka sjellë reagime të shumta nga personazhe të showbizit.
Bëhet fjalë për reperin Fero, i cili ka publikuar foto me viktimat në Instagram, ku shpreh dhimbjen humbjen e shokëve të tij.
“Allahu në parajsë vëllai im”, shkruan Fero në një foto ku shihet pranë Martinajt.
Reperi po ashtu ka ndarë një foto me Diklen Vatën, më të cilin siç duket ka pasur gjithashtu miqësi.
Ndërkohë për vdjekjen e Martinajn ka reaguar edhe reperi Stresi dhe ish-konkurrentja e Për’puthen Jasmin Kadriu.
Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, humbën jetën në atentatin e ditës së djeshme tek mbikalimi i Fushë-Krujës.
Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.
Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.
Ndërkohë, deri më tani masakra me tre viktima ka mbetur pa autorë, ndërsa policia e shtetit është vënë gjurmimin e tyre.
Deri më tani mbi 30 persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit ose personit në dijeni për ngjarjen.
