“U zhvendosëm nga qyteti në fshat”, Iva Mera tregon si lindi ‘Eliksir’, lëngu i frutave që ka ‘pushtuar’ marketet
E ftuara e radhës në emisionin “Ora Verore” në RTV Ora, ishte Iva Mera, vajza e aktorit të njohur të humorit Behar Mera.
E shkëputur prej kohësh nga televizioni, Iva Mera së bashku me familjen e saj po merren me biznes.
Ata kanë lënë Tiranën dhe janë shpërngulur prej 8 vitesh në fshatin Petrelë, ku dhe kanë hapur bujtinën e tyre dhe merren me prodhimin e pijes së njohur dhe mjaft origjinale ‘Eliksir’
Mera shpjegoi si lindi ideja për të pasur një pije të tillë, ndërsa theksoi se ka besim se kjo pije do të kthehet një nga pijet e vetme që konsumatori të ketë besim.
Ronaldo Sharka: Si lindi ideja për të prodhuar një pije të tillë?
Iva Mera: Erdhën të gjitha bashkë, ishte një vit i ndryshimeve për ne. Viti i ndryshimeve të gjithë familjes tonë. Ne vedosëm të shkëputeshim nga Tirana e zhurmshme dhe të gjithë bashkë të vendoseshim në fshat. Kjo ndodhi para 8 vitesh.
Më pas u ndërtua bujtina, shtëpia jonë e madhe që mirëpriste kaq shumë klientë. U futëm dhe u dashuruam me gjërat bio. Ne po kërkonim për pijen që të zëvendësonin këtë shtrydhjen e frutave. Eliksir ishte si një lloj zevëndësuesi i menjëhershëm i këtyre frutave dhe një produkt me shumë sinqeritet në treg. Ne vazhdojmë të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me fabrikën në Dibër, që merret me pjesën e grumbullimit të frutave dhe më pas me prodhimin e lëngut. Nisi si një produkt që ofrohej vetëm nga bujtina jonë dhe ishte një ide e imja që Eliks-irin ta përhapim kudo. Sot Eliksiri është në të gjitha raftet e supermarketeve kryesore dhe ka krijuar një klientelë besnike.
Ne kemi zgjedhur një marketing minimalit. Do duhet kohë për të arritur maksimizimin tonë në treg. Kam besim që Eliksiri shumë shpejtë mund të bëhet një nga pijet e vetme që konsumatori të ketë besim ashtu siç kam unë.

