U vra në atentatin në Fushë-Krujë, Brilant Martinaj mik me ish konkurrenten e Për’puthen

Ish-konkurentja e Për’puthen, ka reaguar në lidhje me vdekjen e Brilant Martinajt, i cili humbi jetën në atentatin ditës së djeshme në atentatin tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Ajo ka ndarë një foto në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me Martinajn, ndërkohë krahas fotos shkruan: U prehsh në paqe engjëll.

Më pas Kadriu ka publikuar një video ku shihet nën shoqërinë e Martinajt dhe zbulon se story paraardhës ishte për të.

Ish konkurrentja ka vendosur dhe nje emoji në video duke nënkuptuar se për të ai është një engjëll.

Përvec Kadriut, Martinaj ka qenë mik i këngëtarit Arkimed Lushaj njohur ndryshe si Stresi. Ky i fundit pas vdekjes së Martinajt, postoi  në Instastory bisedën e fundit me Brilantin, ku ky i fundit i shpreh dashurinë, duke e konsideruar si vëlla.

“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet e mëposhtme në Whasapp:

23-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.

Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.