A është xheloz Olen Çezari për këngëtarët që mbushin klabet me autotune? Kanë lezetin e vet…Arti të jep liri mendore

Violinisti shqiptar me famë botërore, Olen Çezari, është rikthyer këtë verë me edicionin e dytë të Festivalit Porto Palermo.

Edicioni i parë ishte i suksesshëm dhe të njëjtën gjë pret dhe nga i dyti.

Por a ndjen ndopak xhelozi që artistë që këndojnë me autotune mbushin plot sallat e klabeve gjatë verës?

A është xheloz Olen Çezari për këngëtarët

"Edhe ato kanë lezetin e vet. Pse jo. Nuk jam kundër, jam totalisht pro. Arti në çfarëdolloj forme të jep një liri mendore. Nëse ata njerëz duan të bëjnë atë lloj muzike me atë lloj autotune, duke thënë atë lloj teksti dhe njerëzve ju pëlqen ajo gjë, pse jo?" u shpreh ai për Ora Verore.