Shprehu dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë, ja çfarë thotë Olen Çezari për Noizyn në Eurovizion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2022, 20:08
Reperi shumë i suksesshëm dhe shumë i dashur për publikun Noizy ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion vitin e ardhshëm.
Gjeniu i violinës, Olen Çezari, i pyetur nga Ora Verore e sheh pozitivisht.
Noizy në Eurosong?
Çezari: Pse jo. Noizy është super.
Po një bashkëpunim mes tyre?
Çezari: Nuk e di, nuk e njoh personalisht. Di me çfarë merret dhe çfarë bën. Këtu te Festivali kam ftuar komplet zhanër tjetër muzikor, jemi në një tjetër film. Por nuk kam asgjë kundër atij lloj filmi. Noizyn e respektoj, kam dëgjuar në makinë nja 2-3 herë pjesë të atij dhe më kanë pëlqyer me të thënë të drejtën.

