Ata thanë PO! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan, video e foto nga dasma

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Pas 20 vitesh ndarje çifti u martuan në Las vegas në një ceremoni intime dhe shfaqen më të lumtur se kurrë në postimet e tyre në rrjetet sociale.

Yjet e Hollivudit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në Las Vegas. Lajmin e ka konfirmuar për mediat vetë këngëtarja dhe njekohesisht aktorja në një postim në rrjetet sociale.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ne ia dolem. Dashuria është e bukur. Dashuria është e mirë. Dhe rezulton se është edhe e durueshme. Njëzet vjet durim," shkroi ajo.

Çifti e ndërprenë fejesën e tyre të parë në janar 2004, por u rikthyen sërish bashkë vitin e kaluar.

Duke shkruar në faqen e saj të internetit OntheJLo, këngatërja tha se ata fluturuan në Las Vegas të shtunën dhe ishin në radhë për një leje martese së bashku me katër çifte të tjera.

Ata thanë PO! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan, video e foto nga

“Kanë të drejtë kur thoshin “gjthçka që ju duhet është dashuria”, ka shkruar ajo.

"Ne jemi shumë mirënjohës që kemi një familje të re me pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë që nuk kemi pasur kurrë më shumë arsye për ta pritur me padurim."

Ata thanë PO! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan, video e foto nga

Parukierja e saj Chris Appleton ndau një video të yllit me fustanin e nusërisë në Instagram teksa ajo përgatitej për dasmën.

Mëngjesin pas dasmës së tyre, nusja publikoi një selfie me unazën e re të martesës.