VIDEO/ Zjarr pranë Himarës, flakët vijojnë të përhapen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2022, 19:32
Një zjarr ka rënë në kodrat pranë Himarës, ndërsa deri më tani flakët vijojnë të përhapen.
Në pamje shihet se në atë zonë ka edhe banesa, të cilat mund të rrezikohen nga përhapja e flakëve.
Temperaturat e larta kanë favorizuar zjarret në vendin tonë, ku prej disa kohësh flakët kanë qenë të përhapura në disa zona të vendit tonë.

