Atentati në Fushë-Krujë, Berisha: Krim horror. Policia ndiqte nga afër ngjarjen, duke vendosur gjoba disa metra më tutje
Kreu i PD-së Sali Berisha, e ka cilësuar si krim horror atentatin e ndodhur pasditen e sotme te mbikalimi i Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha e cilëson si ekzekutim mafioz, ndërkohë ka lëshuar akuza ndaj policisë duke thënë se ishte pak më tutje vendit të ngjarjes duke vendosur gjoba.
Postimi i plotë:
‘Rendi dhe siguria në duart e mafies. Krim horror, ekzekutim mafioz ditën për drekë i tre personave në mes të Fushë Krujës, dy prej të cilëve janë djegur në makinë. Policia ndiqte nga afër ngjarjen, duke vendosur gjoba disa metra më tutje. Sipas policisë, vrasësit largohen si gjithnjë në drejtim të paditur, me ose pa ndihmën e saj.
*Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Sipas deshmitareve qe kane pa TMERR me sy thone se;autoret kane qelluar me bresheri te dy automatikeve ne ecje paralel te makinave duke i lene te vdekur ne vend shoferin dhe posagjerin,pasi jane larguar per disa metra kane pa nga pasqyra qe nje person i tret doli nga makina e viktimave,atehere jane kthyer serish dhe e kane qelluar edhe personin e 3 per vdekje,dhe aty kane djegur edhe makinen,ndersa policia e rilindjes ka qene disa metra me tutje duke soditur krimin dhe gjobitur qytetaret! Nuk dihet roli i saj ne kete masaker por vendi i zgjedhur nga vrasesit flet vet. Viktimat e krimit horror jane D. Vata, B. Martini, B. Hoxha.
Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, mbetën të vrarë në atentatin e pasdites së sotme (16 Korrik) në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Dyshohet se katër kanë qenë autorët të cilët ndodheshin në makinën tip "Volswagen Passat" që qëlluan me breshëri plumbash mbi makinën e viktimave.
Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, u shkrumbuan në makinën në të cilën ndodheshin pasi u përfshi nga flakët si pasojë e plumbave.
Ndërkohë Vata arriti të dilte i gjallë nga makina, por autorët sapo kanë parë atë duke dalë kanë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.
Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja, ndërkohë 3 kallashnikov janë gjetur në makinën e autorëve dhe një pistoletë në makinën e viktimave.
