Shok me Stresin? Brilant Martinaj që u vra në Fushë-Krujë, u fotografua me reperin një muaj më parë në Kosovë
Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, që mbeti i vrarë në atentatin e ditës së sotme, 17 korrik 2022, në mbikalimin Fushë-Krujë, një muaj më parë është fotografuar me reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi në Kosovë.
Martinaj ishte larguar në Turqi ku dhe qëndroi për një kohë të gjatë ndërsa ishte shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH Xhulio Prela.
Për këtë ngjarje ndaj Brilant Martinaj Prokuroria e Lezhës vijoi me pushimin e akuzave dhe dërgoi në gjykatë dy persona të tjerë si autorë të vrasjes së efektivit të policisë së FNSH-së, Shkodër, Xhulio Prela.
Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, humbën jetën si pasojë e atentatit të ditës së sotme te mbikalimi i Fushë-Krujës.
Mësohet se autorët të cilët ndodheshin në makinën tip "Volsëagen Passat", e njëjtë si ajo e viktimave, ishin pozicionuar tek mbikalimi.
Duket se ata kishin organizuar një pritë në mënyrë që shënjestra e tyre të mos largohet.
Sapo Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj janë futur në mbikalimin e Fushë-Krujës, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash.
Bëhet e ditur se autorët mbi makinën që ndodheshin viktimat kanë zbrazur dy karikator të automatikut.
Vata, mësohet se ka dalë nga makina duke i mbijetuar atentatit, por autorët sapo e kanë parë të gjallë kanë kthyer dhe e kanë qëlluar sërish për vdekje.
Më pas ata janë larguar ndërsa makina e djegur që dyshohet të jetë e autorëve është gjetur në Larushkë. Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja, ndërkohë 3 kallashnikov janë gjetur në makinën e autorëve dhe një pistoletë në makinën e viktimave.

