Vdes ish-bashkëshortja e Donald Trump, Ivana

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ish-bashkëshortja e tij, Ivana, ka vdekur.

Ajo ishte gruaja e parë e ish-presidentit amerikan dhe vdiq në moshën 73-vjeçare. Ata kishin tre fëmijë, Donald Trump Jr., Ivanka Trump dhe Eric Trump.

Me nënshtetësi çeke dhe amerikane, ajo ka qenë një sipërmarrëse, stiliste, autore dhe ish-modele. Ajo jetoi në Kanada gjatë viteve 1970 dhe më pas u transferua në Shtetet e Bashkuara ku u martua me Donald Trump në 1977.

Ajo ka mbajtur poste kryesore drejtuese në Organizatën Trump si zëvendëspresidente e dizajnit të brendshëm, CEO dhe presidente e kazinosë Trump's Castle dhe menaxhere e Hotel Plaza.

Ajo u divorcua nga Donald Trump në vitin 1992.

Vdes ish-bashkëshortja e Donald Trump, Ivana