Kryeministri Mario Draghi jep dorëheqjen: Pakti i besimit në qeveri ka dështuar

Sezoni veror sjell sërish surpriza nga Italia. Kryeministri i vendit Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen pasi nuk gjeti mbështetjen e partisë më të rëndësishme në vend në votëbesimin e zhvilluar në senat. Kjo ka bërë që ai të heqë dorë nga post i tij, por presidenti megjithatë refuzoi dorëheqjen e tij.

Historia përsëritet. Në Itali me shpesh se në çdo vend tjetër. Kryeministri Italian Mario Draghi dha dorëheqjen të enjten pasdite  në mes të krizës ekonomike dhe tensioneve politike.

 Këtë vendim ai e komunikoi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, e cila erdhi pas refuzimit partisë Lëvizja 5 Yjet për të marrë pjesë në mbledhjen e senatit.

Mungesa në seancën e votëbesimit, i të gjitha partive politike sipas Dragit e bën të pamundur vazhdimin e qeverisjes, e aq më tepër nga Lëvizja 5 yjet një ndër forcat politike më të rëndësishme në vend.

"Nga fjalimi im i inaugurimit në Parlament kam thënë gjithmonë se ky ekzekutiv do të ecë përpara vetëm nëse do të kishte një perspektivë të qartë për të realizuar programin e qeverisë për të cilin forcat politike kishin votuar për të besuar”- u shpreh Draghi para ministrave.

"Sonte do të jap dorëheqjen në duart e Presidentit të Republikës.Votat e sotme në Kuvend janë një fakt shumë domethënës nga pikëpamja politike. Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj. Nuk është më. Pakti i besimit në bazë të veprimit të qeverisë ka dështuar"njoftoi ai më tej përmes një komunikate për mediat.

Presidenti Sergio Matarella, refuzoi pranimin e doreqhejes se Draghit.

Lëvizja 5 Yjet dha arsyet e saj për këtë qëndrim, që kryesisht lidhen me dhënien e kompetencave të jashtëzakonshme Komisionerit të Romës në funksion të Jubileut.

"Ministrat tanë kërkuan një riformulim në përputhje me planin rajonal të mbetjeve, me parimet europiane”, por e gjithë kjo “u refuzua”, pra kërkesa për vendosjne e rregullit në një dekret u refuzua, prandaj dhe ministrat tanë u detyruan të mos merrnin pjesë në votim për shkak të këtij anashkalimi politik", ka deklaruar Giuseppe Conte.

Pas 6 muajsh në Itali zhvillohen zgjedhjet vendore , ndërkohë pritet nëse vendi do të shkojë apo jo në zgjedhje të parakohshme, ide kjo që mbështetet nga forcat e djathta të vendit.

Kryeministri Mario Draghi jep dorëheqjen: Pakti i besimit në qeveri ka