Samiti në Athinë/ Kurti takohet me Lajçak, diskutojnë hapat e mëtejshëm për përparim në dialogun Prishtinë-Beograd

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Posaçëm të BE për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ndërsa Kurti ka marrë mjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar Sym në Athinë.

Miroslav Lajçak përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter tregoi për takimin teksa shkruan se ato kanë diskutuar lidhur me situatën aktuale në rajon dhe Dialogun për normalizim.

“Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në Dialog”, shkroi Lajçak.