Blinken: SHBA i bën thirrje Rusisë që të ndalojë menjëherë dëbimet sistematike

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dëbimeve ruse të qytetarëve ukrainas, duke akuzuar Rusinë për “ndarjen e qëllimshme të fëmijëve ukrainas nga prindërit e tyre dhe rrëmbimin e të tjerëve nga jetimoret përpara se t'i vendosë për birësim brenda Rusisë”.

Në një deklaratë, Blinken tha se "Transferimi dhe dëbimi i paligjshëm i personave të mbrojtur është një shkelje e rëndë e Konventës së Katërt të Gjenevës për mbrojtjen e civilëve dhe është një krim lufte".

Blinken shkroi në Twitter:

Rusia duhet të ndalojë menjëherë operacionet e saj sistematike të "filtrimit" në Ukrainë, të cilat thuhet se janë zhdukur, arrestuar ose dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre rreth 1.6 milionë ukrainas të pafajshëm, përfshirë 260,000 fëmijë.