Lufta në Ukrainë rriti përhapjen e armëve ilegale në Europë

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian japin alarmin e rritjes së kontrabandës së armëve në Europë, e cila po favorizohet nga lufta në Ukrainë. Krerët e Fronteks thonë se nën monitorim po mbahet kufiri mes Moldavisë dhe Ukrainës, pasi aty besohet se mbërrijnë armët e kontrabanduara.

Në takimin e parë të ministrave të Brendshëm të BE nën presidencën çeke në qendër të diskutimeve ishte lufta në Ukrainë, ku një ndër shqetësimet kryesore ishte kriminaliteti ndërkufitar, ku në krye të listës së rreziqeve potenciale qëndron kontrabanda me njerëz.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por jo më pak e rrezikshme është tregtia me armë. Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së BE për Mbrojtjen e Kufijve, Frontex, Aija Kalnaja u shpreh se ky është një rrezik shumë real, prandaj tha ajo, Fronteks është prezent në kufirin mes Moldavisë dhe Ukrainës, pasi aty besohet se mbërrijnë armët e kontrabanduara.

Frontex ka ndërmarrë madje edhe aksionet e para kundër tregtisë me armë, konfirmon zëvendësdrejtori, Lars Gerdes.

Ka informacione prej kohësh, se rrjete të mëparshme kontrabandistësh tani janë përqëndruar tek armët, ku përmes luftës në Ukrainë është krijuar një qasje gati pa asnjë kufizim. Këto armë me shumë gjasë bien në duar kriminale, pasi një gjë e tillë ka ndodhur  edhe më parë në konfliktet në Ballkan. Ndaj në Ukrainë ende sot gjenden armë, që e kanë origjinën në konfliktet e Ballkanit.

"Por në Ukrainë kemi të bëjmë me shumë më tepër armë dhe më moderne. Tregtia ilegale me to do të mbesë si problem edhe për dekadat e ardhshme," thotë Gerdes.

“Këto armë të kontrabanduara do të përdoren me gjasë për kriminalitetin e organizuar apo në rastin më të keq për të furnizuar terroistët,” tha ai

Ministrat e Brendshëm të BE ishin të një mendimi, se duhet të bëhen përgatitje për ardhjen e refugjatëve të tjerë nga Ukraina. Disa vende kanë mbërritur në kufijtë e kapaciteve.

Çekia, krahasuar me numrin e popullsisë ka pranuar numrin më të lartë të refugjatëve nga Ukraina, dhe dëshiron të marrë ndihma shtesë financiare dhe organizative. Në të njëjtën kohë Europa duhet të përgatitet për rritjen e numrit të refugjatëve nga rajone të tjera, pasi presioni i imigracionit ndaj Europës është shumë i madh.

Veçanërisht shënon rritje shifrash itinerari i Ballkanit. Deri në maj Austria ka regjistruar 22.000 kërkesa për azil, dy herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar