VIDEO/ Dy gra përleshje me grushte brenda dyqanit, habiten blerësit
Dy gra janë përfshirë në një përleshje të egër në një dyqan Primark, ndërsa blerësit janë tmerruar nga ngjarja.
Sipas videos të shpërndarë në mediat e huaja, dyshja janë zënë me grushte ndërkohë më pas u rrotulluan në dyshemenë e dyqanit.
Pamjet e përplasjes u bënë virale në internet dhe janë shpërndarë qindra herë.
Në video shihet se një grua e veshur me të zeza shtrinë në tokë vajzën tjetër ku më pas ka nisur ta godasë.
Një zëdhënës i Primark tha: Ne jemi në dijeni të një incidenti që ndodhi mes dy klientëve në dyqanin tonë të premten. Incidenti u trajtua me shpejtësi nga menaxhmenti i dyqanit dhe sigurimi i dyqanit.
Deri më tani nuk dihet shkaku që gratë janë përfshirë në sherr, por disa nga blerësit janë tmerruar e disa të tjerë kanë qeshur.
