Lideri i IS-it në Siri vritet nga sulmi amerikan

Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri u vra të martën në një sulm amerikan me dron, tha Pentagoni.

Sipas mediave të huaja, Maher al-Agal u vra derisa po ngiste një motoçikletë në afërsi të Xhindajrisit në Siri. Po ashtu, një prej ndihmësve të tij kryesor është plagosur rëndë, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Pentagonit, Dace Eastburn.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi se Agal u vra në sulmin me dron.

Ka pak informacione publike për Agal, që sipas Vëzhguesit Sirian ishte guvernator i IS-it për Levantin.

Sulmi me dron vjen pesë muaj pasi SHBA-ja kreu një bastisje në qytetin Atme në veri të Sirisë, që përfundoi me vdekjen e liderit të IS-it, Abu Ibrahim al-Qurashi.