"Grushtet e shtetit të John Boltonit", pranon publikisht për “CNN” se ka bërë “coup d’etat”

Këshillëtari i afërt i presidentit Trump ka pranuar hapur në CNN se ka ideuar dhe planifikuar grushte shteti nëpër botë. John Bolton, duke dashur të arsyetojë se ajo që ndodhi më 6 janar në Washinton nuk ishte grusht shteti, tha se e di mirë se çfarë janë grushtet e shtetit se është marrë me ato gjëra.

Duke dashur që të arsyetojë se ajo që bëri ish-presidenti Trump në janar në Capitol nuk ishte grusht shteti, ish-zyrtari i lartë John Bolton pranoi vetë se ka bërë grushte shteti.

Këto komente ish-këshillëtari i afërt i Trumpit i bëri gjatë një interviste në CNN.

Senca dëgjimore e Kongresit për dhunën e pashembullt në Ëashington më 6 janar ka sjellë analiza të ndryshme të politologëve amerikanë për polaritetin e shoqërisë dhe nëse ishte një grusht shteti.

"Trump nuk ishte mjaftueshëm kompetent për të kryer një "grusht shteti të planifikuar me kujdes", tha Bolton.

"Si dikush që ka ndihmuar në planifikimin e grushteve të shtetit - jo këtu, por, ju e dini, në vende të tjera – kërkon shumë punë. Dhe kjo nuk është ajo që Trump bëri.”, deklaroi ndihmësi kryesor i Trumpit.

Gazetari e pyeti se për cfarë grushti shteti ishte fjala. "Unë nuk do të hyj në specifika," tha Bolton, përpara se të përmendte Venezuelën. 

“Doli i pasuksesshëm. Jo se kishim shumë të bënim me të, por pashë se çfarë iu desh një opozite të provonte të rrëzonte një president të zgjedhur ilegalisht dhe ata dështuan,” tha ai.

Në vitin 2019, Bolton mbështeti publikisht thirrjen e liderit të opozitës venezueliane Juan Guaido që ushtria të hiqte presidentin socialist Nicolas Maduro, duke argumentuar se rizgjedhja e Maduros ishte e paligjshme. Por edhe sot Maduro mbetet në pushtet.

Analistë të ndryshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare e kanë kritikuar shpeshherë Amerikën për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të ndryshme nëpër botë, teksa aleatët evropianë kanë qenë edhe kundër pushtimit të Irakut dhe Afganistanit.