BMT reagon pas sherrit me Stresin: As milionat e Ramës nuk do ta mbyllin këtë çështje, edhe po më vranë...
Anëtari i grupit të TBA, Arben Simoni ose BMT, ka reaguar pasi është rrahur nga Stresi pak ditë më parë.
Në një ‘live’ që ka bërë në rrjetet sociale , është shprehur se këtë çështje nuk do ta mbyllin as milionat e Edi Ramës.
Ai është shprehur se edhe nëse e vrasin, ka videot e agresorëve në duar të sigurta.
“Ata kanë bërë një gabim, ta marrë vesh e gjithë Shqipëria, kanë bërë një gabim sepse unë kam të gjitha lëvizjet që kur kam dalë nga Rinasi. Kur më kanë pritur, makina me xhama të zinj duke filluar nga Opeli, GLE-ja dhe krejt fytyrat e 12 vetave. Mos hajde me më kërkuar, as milionat e Edi Ramës nuk kanë me e mbyllur këtë çështje”, tha Arben Simoni.
Reperi më pas shtoi: “Edhe me më vra mua nesër, videot janë të sigurta, nuk nxjerrin gjë me më vra mua. Vetëm se ka me u bërë një çështje e madhe. Edhe me më vrarë dhe me më torturu mua videot janë të sigurta”- ka thënë ai.
