Pas vajzës edhe nëna bëhet pjesë e "Only fans": S'ka asnjë ndryshim me Instagram
Pas vajzës së saj 18-vjeçare, Denise Richards po bëhet gjithashtu një yll i OnlyFans.
Sammy Sheen ishte e para që hapi llogarinë e saj në platformën e njohur për përmbajtje erotike dhe "frymëzoi" nënën e saj, një aktore e njohur, të bënte të njëjtën gjë.
Vajza e aktores ishte kritikuar ashpër për vendimin e saj për të hapur një llogari dhe për t'u shitur materiale personale të huajve në internet. Megjithatë, nëna e saj ishte e para që e mbështeti.
“Kam marrë shumë komente negative në rrjetet sociale që nga java e kaluar. Më duhet të them se do të doja të kisha besimin që ka vajza ime 18-vjeçare dhe gjithashtu, nuk mund të gjykoj zgjedhjet e saj. A është kaq keq të jesh në gjendje të kontrollosh profilin tënd? Na vjen keq, por nëse në moshën time mund të vesh bikini dhe të paguhem, do ta bëj. Ndoshta duhet të hap llogarinë time”, kishte deklaruar në atë kohë Denise Richards dhe më në fund e mbajti fjalën dhe e vuri në veprim.
Për ata që pyesin se çfarë materiali poston Denise Richards në OnlyFans, ajo nuk heziton të përgjigjet.
"Kisha dëgjuar për OnlyFans, por nuk dija më shumë detaje. Sapo fillova të mësoja për të, kuptova që krijuesit e faqes bënë më të mirën. Ata morën të dhëna nga të gjitha mediat sociale dhe i vendosën në një faqe. Më në fund, ju mund të keni kontrollin e llogarisë tuaj” , theksoi Denise Richards, duke sqaruar se ndërsa në platforma të tjera, si në Instagram, dikush mund t'ju shohë me rroba banje falas, në OnlyFans duhet t'ju paguajnë dhe do të shohin vetëm nëse ju e lejoni atë.
“Të gjithë postojmë foto me rrioba banjo në Instagram apo faqe të tjera, gjë që nuk bën dallim. E vetmja gjë që ndryshon është se ju nuk fitoni para nga llogaria tuaj”, tha ajo.
Ajo shpjegoi se kur hapi për herë të parë një llogari të OnlyFans, ishte e hutuar, por ishte vajza e saj ajo që e ndihmoi ta menaxhonte.
