Shfaqja e Chanel në Paris/ Koleksioni vjeshtë-dimër 2022/23 prezantohet në pistën e kuajve
Marka prestigjiozë, Chanel eksploron botën e kuajve në koleksionin e saj të modës së lartë vjeshtë-dimër 2022/23. Trendi janë fustanet e gjata dhe kostumet e stofit me ngjyra të lehta natyrale.
Marka pretigjioze Chanel prezantoi koleksionin vjeshtë-dimër 2022/23 në një pistë kuajsh në periferi të Parisit, duke sjellë një përzierje fustanesh të gjata me funde të plota dhe kostume stofi.
Për të dytin sezon radhazi, Chanel punoi me artistin francez të instalacioneve Xavier Veilhan për të ndërtuar një skenografi ëndërrimtare.
Shfaqja u hap me një projeksion të Pharrell Williams, me muzikë elektronike në sfond. Modelet u shfaqën duke bërë bërë zigzage përgjatë skenës, ku spikatën ngjyrat bezhë, rozë e zbehtë dhe e zeza.
“Në këtë koleksion të ri, ka kostume, fustane të gjata siç i imagjinonte Mademoiselle Chanel në vitet 1930: të përshtatura në trup edhe pse kanë shpatulla të forta këtu, dhe fustane me fjongo si fustani i nusërisë për shembull,” tha drejtoresha krijuese e Chanel, Virginie Viard.

Veshjet që shtëpia nxorri në pasarelë i bënë homazhe qendrës së kuajve në të cilën u zhvillua shfaqja, me disa modele që plotësonin veshjen femërore me kapele me buzë të gjera dhe çizme të trasha kauboj.
Në mbyllje të spektaklit, u shfaq edhe nusja tradicionale me një fustan të bardhë me duart e futura në xhepa.
