Raketat ruse godasin bllokun e apartamenteve, 15 të vdekur e 24 të plagosur

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë dyshohet të jenë bllokuar nën rrënoja pasi raketa ruse goditën një bllok apartamentesh pesëkatëshe në rajonin e Donetskut të Ukrainës.

Ukraina njoftoi gjithashtu për përleshje me trupat ruse në frontet e luftës në lindje dhe jug, ndërsa Moska tha se forcat e saj goditën depot e ushtrisë ukrainase ku mbaheshin artileri të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, pranë Kostyantynivkas në rajonin e Donetskut.

Guvernatori i Donetskut Pavlo Kyrylenko tha se blloku i apartamenteve u godit të shtunën në mbrëmje në qytetin Chasiv Yar.

Andriy Yermak, shefi i shtabit të Presidentit Volodymyr Zelenskiy, tha në një postim në rrjetet sociale se bëhej fjalë për "një tjetër sulm terrorist" dhe se Rusia duhet të konsiderohet si sponsorizuese e terrorizmit.