Afrika e Jugut: Vriten 15 persona në një lokal, disa të plagosur rëndë
Të paktën 15 persona janë qëlluar për vdekje në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut, bën me dije policia lokale.
Policia tha se persona të armatosur hynë në tavernën Orlando East në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe filluan të qëllonin rastësisht ndaj një grupi të rinjsh.
Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë. Asnjë motiv për sulmin nuk është përcaktuar.
Disa persona të tjerë janë në gjendje kritike në spital. Viktimat besohet të jenë të moshës 19 deri në 35 vjeç.
"Trupat ishin mbi njëri-tjetrin me gjak të gjithë. Ne po kërkonim të dashurit tanë, na u desh të hidheshim mbi trupa duke kërkuar vëllezërit tanë," tha banorja vendase Ntombikayise Meji.
Kreu i policisë së provincës Gauteng, gjeneral-lejtnant Elias Mawela, i tha BBC-së se të shtënat duket se kanë qenë një sulm gjakftohtë ndaj klientëve të pafajshëm të tavernës.
Një deklaratë për shtyp e lëshuar nga zyra e tij tha se personat e armatosur kishin qenë të armatosur me pushkë dhe pistoleta 9 mm kur hynë në lokal.
Policia është në kërkim të të dyshuarve, identiteti i të cilëve mbetet i panjohur..
Sulmi ndodhi në orën 23:00 me orën lokale (21:00 GMT) të shtunën, por policia nuk arriti deri në orën 04:00 të së dielës.
